Noizy merr Instagram-in e Encës dhe nis “operacionin fshesa”

Këngëtarja Enca ka postuar disa video në Snapchat, ku shfaqet së bashku me reperin Noizy, ku lajmëron të gjithë ndjekësit e saj se Noizy i ka hequr shumë persona të cilët ajo i ndiqte në Instagram, duke e çuar numrin e atyre që ndjek në 98 persona. Kujtojmë se vetë Noizy që pas sherrit me Cozman i ka fshirë të gjithë personat që ndjek në këtë rrjet social. Enca ka bërë disa video duke thënë të “fajësojmë Noizy-n” për gjithë këto fshirje nga Instagram-i, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se është e vërtetë që ia ka hequr Encës personat që ndjek, por në fund të fundit ai është menaxheri i saj dhe mund ta bëjë këtë gjë.

Advertisement