Mesfushori brazilian i Juventusit, Hernanes, eshte transferuar ne Kine, te klubi i Hebei China Fortune, beri te ditur klubi i Seria A italiane.

Hernanes, 31 vjec, shkoi ne Torino ne fillim te sezonit 2015-2016 nga Inter Milano. Por, ai nuk u ambjentua dot te Juventus, ku pati shume pak aktivizime ne kompeticion gjate 18 muajve (35 here, 24 ne kampionat, 4 ne Kupen e Italise dhe 7 te Champions).

Sipas nje njoftimi te Juventus, transferta ka kushtuar tete milione euro, plus dy milione bonus eventuale.

Braziliani me 27 seleksione ne kombetare, Hernanes, do te gjeje ne klub sulmues, te cilet me pare kane luajtur ne Itali si, Gervinho apo  Ezequiel Lavezzi. Hebei CF drejohet aktualisht nga kileni Manuel Pellegrini, ish-trajner i Real Madrid dhe Manchester City.

Ekipet e Superliges kineze qe nga viti i kaluar kane marre shume yje si, brazilianin Oscar (ish-Celsi) apo argjentinasin Carlos Tevez (ish-Boca Juniors), ku ky i fundit eshte bere lojtari me i paguar ne bote me 38 M EUR ne vit, sipas shtypit argjentinas.

Digitalb KUDO Article AD

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here