Të gjithë e mbajmë mend vjedhjen e bujshme që ju bë Kim Kardashian tetorin e kaluar në dhomën e hotelit në Paris.

Pas kësaj ngjarje Kim u largua disa kohë nga mediat që të merrte veten nga tronditja. Kjo do të pasohej dhe nga shumë ngjarje të tjera dramatike për familjen e Kim dhe Kanye. Megjithatë, duket se muaj i mallkuar për këtë familje është pikërisht tetori.

Advertisement

Sipas TMZ-së, vila e tyre në Los Angeles është vjedhur ditën e premte! Hajdutët kanë hyrë në banesën e dyshes dhe kanë marrë 3 nga makinat luksoze të Kim dhe Kanye-t. Deri më tani, sistemi i lartë i sigurimit ka kapur një prej hajdutëve, para se ai të futej brenda në shtëpinë e çiftit.

Sa keq që muaji i ditëlindjes nuk qenka edhe aq i mbarë për Kim!