Gjatë një pushimi të Super Bowl është publikuar edhe trajleri i ri nga filmi “Fast and Furious 8”. Klipi një minutësh na jep detaje më shumë se çfarë do të ndodhë në betejën epike që do të jetë me e madhe se sa pritej.

Hobbs, i luajtur nga Dwayne Johsnon dhe Deckard, nga Jason Statham, do të kenë një përballje të paharrueshme.

Advertisement

Trajleri i ri tregon se si ata jo vetëm do të tregojnë mjeshtëritë në ndeshje, por edhe se si tallen me njëri tjetrin. Hobbs dëshiron të dije se pse uështë në një dhomë me Derckard, por ky i fundit i thotë se T-shirt i tij i vogël mund t’i ndërpresë qarkullimin e gjakut në tru. Megjithatë të qeshurat nuk mbarojnë këtu, pasi ata janë urdhëruar të punojnë bashkë.

Por kjo nuk do të jetë e vetmja histori e çuditshme. Charlize Theron do të shfaqet në film si Cipher, një grua manipulative që josh Dom në botën e krimit. Njerëzit e afërt të tij, përfshi dhe Letty, e kuptojnë që ai nuk është më i njëjti.