Një motër tjetër? Njihuni me Angela Kardashian!

Teksa po përgatitet për reality-n e saj më të ri, Blac Chyna po transformohet në një Kardashian të vërtetë.
28-vjecarja, e fejuar me Rob Kardashian, dukej njësoj si kunata e saj e ardhshme, Kim.
Blac i ka treguar fansave të saj ndryshimin që ka pësuar me disa postime në Snapchat, të shkrepura gjatë xhirimeve.
Rob & Chyna do të transmetohet për herë të parë më 11 Shtator në kanalin E! dhe do të tregojë parapërgatitjet e ciftit për pritjen e fëmijës së tyre të ardhshëm si edhe planet për dasmën e tyre.
Blac, emri i vërtetë i së cilës është Angela Renée White, është shtatëzënë me fëmijën e parë të vëllait të Kardashian, Rob, dhe pritet të lindë në vjeshtë.

Advertisement