Me siguri të gjithëve ju ka marrë malli për vajzat seksi të viteve ’90- 2000, të grupit “Spice Girls”.

Prej shumë kohësh është diskutuar për një ribashkim të këtij grupi dhe kjo çështje shpesh shëndërrohej në problematike pasi Victoria Beckham nuk dëshironte të kthehej në grup, por mesa duket edhe ajo ka ndryshuar mendim tashmë.

Advertisement

Vajzat do të rikthehen të pesta në një spektakël televiziv special si dhe për një album vitin e ardhshëm. Geri Halliwell, Melanie Chisholm, Emma Bunton, Melanie Brown dhe Victoria Beckham kanë rënë dakord për publikimin e albumit dhe për spektaklin televiziv, edhe pse ky ishte një vendim shumë i vështirë, të cilin vajzat e quajnë si një sfidë më vete.

Sigurisht që ky është një lajm shumë i bukur për të gjithë adhuruesit e “Spice Girls”, të cilët do të kenë mundësinë t’i shohin edhe një herë bashkë.