Gjimnastja kampione olimpike, Aly Raisman ka një fizik të admirueshem 

Tashmë 22-vjeçarja, fituese e medaljes së artë, tregon trupin e saj si pjesë e Sports Illustrated Swimsuit Issue, duke pozuar në një seri fotosh e veshur me bikini. Përveç fizikut ajo tregon edhe lëvizje të mrekullueshme akrobatike teksa sfondi është një vend trajnimi gjimnastesh.

Advertisement

Në një video të realizuar nga seti i fotove, Aly e përshkruan këtë proces si një përpjekje bashkëpunuese për të teguar se “forca është bukuri”.

“Kur isha më e vogël, në klasën e gjashtë a të shtatë, të gjithë djemtë e klasës talleshin me mua se isha shumë e fortë. Dhe kjo ka qënë gjithmonë një pasiguri e imja. Por kur u rrita mësova se të jesh e fortë dhe me muskuj është ajo që më bën një nga gjimnastet më të mira në botë, prandaj unë mësova të dya veten”, thotë Aly.

Ajo shprehet e lumtur për mundësinë për të treguar trupin e saj pasi thotë se “punon shumë për të”.