Një film vetëm me femra! Cilat do të jenë protagonistet e “Ocean’s Eight”?

Anne Hathaway, Rihanna, Sandra Bullock dhe Cate Blanchett janë vetëm disa prej yjeve të cilave u është ofruar një rol në filmin e ardhshëm “Ocean’s Eight”.
Sipas raportimeve, filmi, që do të jetë një version pak më ndryshe i “Ocean’s Eleven”, ka përzgjedhur shtatë nga tetë protagonistet.
Thuhet se pranë arritjes së marrëveshjes janë edhe  Mindy Kaling, Helena Bonham Carter dhe Awkwafina.
Filmimet pritet të nisin në Tetor në Nju Jork nën drejtimin e regjisorit Steven Soderbergh.

Advertisement