New Video: Fergie | M.I.L.F. $

Këngëtarja Fergie ka lançuar këngën e saj më të re të titulluar “M.I.L.F.”. Ish-vokalistja e grupit Black Eyed Peas ka vendosur të mbledhë në një klip shoqet e saj më të mira: Kim Kardashian, Chrissy Teigen, Ciara e shumë të tjera, për të qenë pjesë e një historie të thjeshtë, ku një shitës qumështi shpërndan produktin e tij te shtëpiaket. 41-vjeçarja, Fergie shfaqet shumë sensuale në skena të ndryshme, në një qendër masazhi, në vaskë. Dozën e “çmendurisë” e rrisin shumë  Ciara dhe Kim Kardiashian, që në forma të ndryshme lahen me qumësht. Të tjera femra të bukura prezente në video janë edhe Alessandra Ambrosio, Isabeli Fontana, Tara Lynn, Angela Lindvall, Natasha Poly, Amber Valletta, Gemma Ward.

Advertisement