Pink ka publikuar videon zyrtare të singëllit të saj të ri “What About Us”. Një klip shumë intensiv dhe i bukur që pasqyron më së miri shpirtin e këngës. Veç këngëtares protagonistë janë edhe një grup balerinësh që transformojnë marrëdhënie apo emocione që hasim në jetën tonë të përditshme në hapa kërcimi: dashuria mbi gjithçka por sigurisht edhe aspekti politik nuk mund të mungonte.

“What About Us” i paraprin daljes së albumit të ri të PINK (13 Tetor) me titullin “Beautiful Trauma”. Disku shënon rikthimin e madh të saj nëpër skenat muzikore që prej publikimit të albumit “The Truth About Love” (2012). Ju kujtojmë se arsistja do të jetë një nga protagonistet e MTV VMA 2017, ku edhe do të nderohet me çmimin prestigjoz  Michael Jackson Video Vanguard Award, për influencimin gjatë karrierës së saj në muzikë, modë, kulturë, pa harruar edhe veprat e bamirësisë që ka kryer hera herës.

Advertisement