SHARE

Gjatë këtyre muajve është përfolur shumë për shtatzëninë e mistershme të Kylie Jenner.

Teksa e motra Khloe dhe Kim e kanë pranuar se do të bëhen nëna së shpejti, 20-vjeçarja është “zhdukur” nga jeta publike që kur filluan të qarkullojnë lajme se ajo është shtatzënë.

Megjithatë, në një deklaratë të fundit kuptuam arsyen e vërtetë përse ka ndodhur pikërisht kështu.

“Ajo është shumë e lumtur për shtatzëninë, por nuk do ta ndajë këtë gjë me botēn. Kjo eēshtē e gjitha një preferencë e saj personale. Kylie ka kaluar gjithë adoleshencën e saj në televizion, dhe ka 10 vite që është e famshme. Këtë moment ajo do ta mbajë për vete”,-është shprehur një burim për Us Weekly.

Nëse ka vendosur kështu, ka gjithë të drejtën e saj dhe ne e respektojmë këtë fakt.

Advertisement

Leave a Reply