Ndahen Mariah Carey dhe James Packer. Cfarë shkoi keq?

Mariah Carey është ndarë nga i fejuari i saj, miliarderi James Packer.
Me sa duket mes ciftit kishte shumë probleme, si shpenzimet e mëdha të këngëtares, dëshira e biznesmenit për të mos qenë në qëndër të vëmëndjes por edhe xhelozia e tij.
Sic duket dëshira e Carey për të bërë shpenzime të mëdha ishte një problem për miliarderin. Sipas burimeve, edhe pse ai ka një trashëgimi marramëndëse, nuk është mësuar të shpenzojë aq shumë.
Vec kësaj ai nuk dëshironte që të ishte në qëndër të vëmëndjes së mediave dhe publikut.
“Kjo marrëdhënie në fillim ishte e bukur për të, por më pas ai dëshironte jetën e tij të mëparshme”, tregojnë burime të afërta.
Ndërkaq edhe Carey duket se kishte probleme me karakterin e tij, vecanërisht kur ai nevrikosej edhe për gjëra të vogla.
Debati më i madh mes ciftit është bërë gjatë pushimeve të tyre në Greqi muajin e kaluar, dhe sipas raportimeve ata nuk janë takuar më që atëherë.
Megjithatë ekziston edhe mundësia e ribashkimit pasi burime të afërta me ta tregojnë se Carey dhe i fejuari i saj po përpiqen t’i zgjidhin problemet e tyre.

Advertisement