Musical nga Mariah Carey

“Mariah është në bisedime e sipër për realizimin e një musical‐i Broadway mbi jetën e saj”,‐ ka thënë zëdhënësi zyrtar i këngëtares. Emrat që përfliten të jenë protagoniste janë Vanessa Hudgens dhe Eva Longoria, por Mariah duket se preferon që rolin kryesor t’ja besojë Leona Lewis‐it. “Mariah‐s i pëlqen shumë ideja që atë t’a mishërojë në musical Leona, jo vetëm se është ekzotike, por është e vetmja që mund të arrijë performancën e saj vokale prej tetë oktavash”,‐ ka thënë një burim.

Advertisement