Tuesday, May 23, 2017

Music

New Music | Miley Cyrus – “Malibu”

Mew Music | Selena Gomez – “Bad Liar”

Ajo po përjeton një lidhje romantike prej pesë muajsh me The Weeknd dhe duket se ky romanticitet është pasqyruar edhe në klipin më të ri të këngëtares, “Bad Liar”. 24-vjeçarja ka postuar disa pamje provokuese nga klipi i këngës së saj të fundit, ku shfaqet në shtrat me një këmishë nate rozë mëndafshi. Në një pamje tjetër, këngëtarja ka veshur një t-shirt sërish me lëvizje provokuese. Në të njëjtën kohë ajo ka lançuar edhe këngën e plotë në Spotify.

Dokumentet pengojnë koncertin në SHBA të Ronelës dhe Young Zerka

Ronela Hajati dhe Young Zerka duhej të mbanin disa koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo gjë nuk do të ndodhë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në rrjetet sociale. Duket se shkak janë bërë problemet me dokumentacionin e këngëtarëve. Megjithatë, Ronela ka sqaruar se gjithçka do të zgjidhet dhe së shpejti do të jenë në Amerikë për të mbajtur premtimin e bërë.

New Video | Shakira – “Me Enamore”

Shakira publikon videoklipin zyrtar të këngës së saj më të fundit “Me Enamore”, ku ashtu siç u bë e ditur kohë më parë, ka si protagonist pikërisht Gerard Pique, futbollistin me të cilin këngëtarja kolumbiane është lidhur prej 7 vitesh dhe që ka 2 fëmijë. Përpara publikimit të kësaj videoje, 40-vjeçarja argëtoi admiruesit e saj, por edhe të vetë lojtarit të Barcelonës me një video nga momentet e realizimit të këtij videoklipi.

Ajo që të bën përshtypje në këtë video është se Gerard Pique për pjesën më të madhe të kohës është pas kamerave dhe vetëm në momentet e fundit të saj ai shfaqet së bashku me partneren e tij.

New Music | Capital T – “Pse po ma lun lojen”

Linda Halimi rrëmben duartrokitje në Eurovision por nuk kualifikohet në natën finale

Me këngën “Botë”, këngëtarja Lindita Halimi korri duartrokitje në natën e parë të Festivalit Europian të Këngës, Eurosong 2017, që nisi mbrëmjen e djeshme në Kiev të Ukrainës.

Përfaqësuesja e Shqipërisë doli e katërta në skenë dhe u mbështet me dashamirësi nga të pranishmit, ndërsa përshëndetja e saj në shqip dhe anglisht ishte mbresëlënëse.

Por këngëtarja shqiptare nuk arriti të kualifikohet për në natën finale, duke i dhënë fund garës së saj, që në natën e parë të konkurrimit.

Në performancën e saj, Linda, krahas vokalit, shkëlqeu edhe përmes gurëve të shndritshëm në ngjyrë argjendi, të cilët zbukuronin veshjen e dizenjuar nga Joni Peçi, por pavarësisht të gjithave, nuk arriti të bindë publikun europian për ta votuar për në finale.

Edhe gjatë ditëve të provave në Kiev, këngëtarja shqiptare ka marrë vlerësime për potencën vokale. Më 11 maj është nata e dytë gjysmëfinale, ndërsa të shtunën është finalja e Eurovision.

Në një reagim në rrjetin social facebook, Linda Halimi u shpreh se “jam përgjithmonë mirënjohëse për këtë mundësi të jem në skenën gjigande të Eurovisionit”.  “Faleminderit të gjithëve për këtë eksperience të bukur! Kam kaluar për mrekulli ! Fat vitin tjetër Shqipëria ime”.

Sot nis “Eurovizion”, Linda Halimi do të këndojë e katërta

Sot në mbrëmje në Kiev të Ukraninës, do të mbahet edicioni i 62-të i festivalit Europian të këngës. Në Eurovizion 2017 do të konkurojnë 42 shtete, ndër ta edhe vendi ynë. Përfaqësuesja jonë Linda Halimi do të performojë këngën e saj “World”, e katërta në radhë. Kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekst nga Linda Halimi dhe Big Basta është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares. Sa i përket mizanskenës, kënga “World” nuk do të ketë ndonjë perormancë të veçantë, pasi vëmendja do t’i kushtohet tërësisht këngës dhe vokalit të Lindës. Duke shpresuar për një kualifikim të këngës sonë konkurrente, ne i urojmë suksese Lindës në performancën e sotme.

New Video | David Guetta ft Nicki Minaj & Lil Wayne – “Light My Body Up”

Nicki Minaj duket si mbretëresha e natës në videoklipin e këngës së saj më të re, “Light Up My Body”. Këngëtarja 34-vjeçare kishte veshur një bikini lëkure dhe kishte vënë një maskë në fytyrë, në klipin ku merr pjesë edhe DJ David Guetta dhe reperi Lil Wayne.

Videoja ka regjinë e 45-vjeçarit Benny Boom.

Piqué në klipin e Shakira-s “Me Enamore”

Vetëm pak javë më parë Shakira lancoi këngën e saj të fundit, “Me Enamore”, e cila deri tani ka marrë rreth 24 milionë klikime. Tashmë këngëtarja kolumbiane ka nisur xhirimin e videoklipit të këngës së saj, ku do të përfshijë dhe partnerin e saj, Gerard Pique. Çifti i famshëm, i formuar nga këngëtarja kolumbiane dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, është parë në rrugët e kryeqendrës së Katalunjës, ku po realizohet edhe videoklipi shkruan Daily Mail.

Si mund të mungonte në këtë këngë futbollisti i Barcelonës në këtë video, pasi këngën Shakira ia dedikon pikërisht atij dhe dashurisë së tyre. Në teksin e këngës shpjegohet dhe nisja e kësaj historie dashurie të madhe, nga e cila kanë lindur dhe dy djemtë e çiftit, Milan dhe Sasha. Kënga “Me Enamore” është pjesë e albumit të ri të Shakirës, që do të dalë në shitje më 26 maj dhe të dhënat tregojnë se do të jetë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka ndodhur edhe me krijimet e mëparshme të këngëtares 40-vjeçare.

Poo Bear dhe Elvana, gjithmonë e më pranë njëri tjetrit.

Mbrëmja e djeshme, ka qenë shumë e veçantë për Producentin Poo Bear, fitues i disa çmimeve Grammy, dhe autori i shumë hiteve që kanë shpërthyer charts-et ndërkombëtarë, me emra si Justin Bieber, Usher, J Balvin, Pink, Drake, Chris Brown e shumë e shumë të tjerë. Producenti prezantoj mbrëmë në “Neuehouse Hollywood”, dokumentarin e jetës së tij. Dhe sigurisht në këtë mbrëmje, nuk mund të mungonte Elvana Gjata. Ajo është parë ulur pranë Poo Bear, bashkëshortes së tij Ashley, dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes së Poo Bear, çka tregon hapur tashmë miqësinë e ngushtë të tyre.

Dokumentari “Afraid of Forever”, është realizuar për Red Bull TV, dhe është një dokumentar i cili përshkruan nga afër Poo Bear në karrierën e tij, si një motorr i pashtershëm muzike, por duke u futur edhe më në brendësi të jetës së tij personale, familjes dhe problemeve të kaluara, rrugëtimin e tij nga një njeri i pastrehë për shkak të goditjeve te tornadove në USA, në një përgjegjës kryesor të disa prej hiteve më të mëdha botërore. Sigurisht, pa harruar të nxjerrë në pah dhe njeriun, emocionet, frikat, gëzimet dhe hidhërimet e tij gjatë kësaj rruge…

Në këtë eveniment, ishin prezent edhe disa nga emrat më të njohur në muzikë si Chance The Rapper, Ty Dolla $ign e shumë të tjerë.

https://www.redbull.tv/

Advertisement
Advertisement

EDITOR PICKS