SHARE

Jeni në një ditëlindje dhe mezi prisni momentin e tortës? Çasti i ëmbëlsirës është gjithmonë i shumëprituri, por përpara se të hani copën që do t`ju takojë, është ai momenti kur i luteni personit të ditëlindjes të mendojë një dëshirë e të fryjë qirinjtë. Stop! Këtë gjë mos e bëni më.
Studimet e thonë se gjatë momentit të fikjes së qirinjve shpërndahen shumë baktere. Në vend të “Shumë Urime për ty”, duhet të këndoni “Shumë baktere për ty”.
Janë bërë studime për këtë dhe u krahasuan tortat kur qirinjtë ishin fikur dhe kur nuk ishin fikur. Rezultatet ishin të dukshme. Ne jemi të rrethuar gjatë gjithë kohës nga bakteret, por kur dikush është i sëmurë, atëherë duhet të jemi akoma më të kujdesshëm. Ka një zgjidhje tjetër, cupcake. Secili ha pjesën e vogël, pa marrë nga torta e madhe e qirinjve.

Advertisement

Leave a Reply