“Miss Universe Kosova”: “Më dërgojnë mesazhe kërcënuese”

Vetëm para pak ditësh, vajza nga Argjentina, Camila Barraza, u shpall fituese e “Miss Universe Kosova”, duke ngjallur shumë debate. Barraza nuk ka qenë shumë e qetë pas kësaj fitoreje pasi ajo ka deklaruar në Radio Wtcv se ka marrë mesazhe kërcënuese. “Njerëzit janë të frustruar dhe më dërgojnë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale. Kam frikë edhe për familjen time, atje në Argjentinë. Por do të luftoj deri në fund që Argjentina ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ajo. Megjithatë, sipas “Telegrafi.com” dhe mediave të tjera kosovare, Barraza i ka mohuar më pas këto deklarata duke thënë se nuk janë të vërteta.

Advertisement