Këngëtarja Miriam Cani ishte e ftuara e kësaj jave në emisionin “You & Me” në Radio Energy me Julkën dhe Arjonin.

Ajo foli për këngën e saj të re, për fansat, për marrëdhënien me Albanin dhe për ardhjen në jetë të ëngjëllit të vogël, Ameli. Miriami njoftoi se kënga “Meteor” është përgatitur dhe në versionin anglisht dhe do të publikohet së shpejti bashkë me videoklipin për publikun e huaj. Ajo gjithashtu tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fansat dhe se ata kurrë nuk e bezdisin, përkundrazi janë shumë të kuptueshëm dhe kreativë me surprizat që i përgatisin. E pyetur nëse bëhet xheloze për fanset e Albanit ajo surprizoi me përgjigjen se është shumë e lumtur për to dhe aspak xheloze. Por, në fund tha: Të gjitha e duan, por unë e kam.

Advertisement

Ndërsa për Albanin, përpos dashurisë dhe mirëkuptimit, normalisht ajo ka dhe disa kritika të vogla të cilat i përcolli me batuta, por që në të njëjtën kohë na tregoi se dhe Albani është si gjithë burrat e tjerë shqiptarë.

E pyetur nga Arjoni nëse ka ndonjë inat Miriami tha se ka vetëm Albanin kur nuk fle mjaftueshëm gjumë.

“Inate nuk kam me thënë të drejtën. Inat kam vetëm kur nuk fle gjumë, kam inat me Albanin. Sepse Albani, kur Ameli zgjohet natën thjesht kthehet nga ana tjetër e madje ndonjëherë dhe ankohet: po ça ka kjo moj ça ka kjo? Ndërsa unë çohem ja 10 herë natën për ta ndërruar, për ti dhënë qumësht, ujë dhe Albani ankohet e thotë ça ka kjo! Nuk ekziston më gjumi i plotë 8 orarsh për mua. Që kur kam lindur unë çohem vazhdimisht natën, sepse dhe sikur Ameli mos të zgjohet momenti që lëviz zbulohet e unë jam gjithmonë në merak.”,- tha Miriami.

Ndërkohë ajo ndau me ne dhe një fragment lidhur me gjumin pas xhirimeve të këngës “Meteor”, i cili ishte aq sa për të qeshur dhe për të qarë.
Kur jam vazhdimisht e lodhur në mëngjes, rreth 90% të rasteve, Albani thotë: Po çfarë ke pse je e lodhur? Si bën për 2-3 herë që je zgjuar natën.
Vetëm një natë ka qëlluar që Albani ka ndenjur me Amelin. Ka qenë kur unë xhirova klipin e këngës “Meteor”, sepse kemi xhiruar gati 24 orë pa ndërprerje dhe kur kam ardhur unë në mëngjes, normalisht duhet të flija gjumë. Erdha në 8 të mëngjesit dhe Albani më tha: Aman merre se vdiqa, kam gjithë natën pa gjumë. Dhe unë isha kthyer pas 24 orësh xhirim dhe isha gati të vrisja njerëz për të fjetur pak gjumë, por prap nuk kisha fuqi as të flisja dhe unë e mora vetë.

Shumë shpejt intervistën e plotë të Miriam në YOU&ME do t’a gjeni në kanalin zyrtar të Radio Energy në You Tube.