Rigerta Loku Tushaj, është 35- vjeçarja nga Rubiku, e cila u kthye nga Italia shtatë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare. Rigerta tashmë është e njohur për të gjithë pas fjalimit në parlament që bëri të gjithë ta duartrokasin.

E kontaktuar nga Shekulli, Rigerta thotë se nuk kishte përgatitur qoftë edhe një fjalë për veten në foltoren e Parlamentit. Më thanë që duhet të thuash eksperiencën nga je dhe si je. Por, unë e ritheksoj që isha aty më shumë për Kristinën, për atë gruan që banon atje, që nuk ka mundësi të dalë në Tiranë, që rrit fëmijët, që gatuan bukën dhe unë doja të sillja zërin e atyre, problemet e vërteta të fshatit. Unë vetë jetoj në mes Rubikut, Rrushkull e ka emrin fshati dhe jemi aty prej disa vitesh”, tregon Rigerta.

Advertisement

Prej foltores Rigerta thotë se në Kuvend iu drejtua Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi dhe Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, “Iu drejtova Ministrit të Bujqësisë dhe Kryetarit të Parlamentit. Ata kisha përballë, afër. Ata që folën më parë, përmendën politika agrare etj, por le të themi më shkoqur se çfarë do fshati.

Fshati do rrugë, do ujë, fshati do njerëz. Aty janë ata për ta zgjidhur, ta zgjidhin, unë jam atje në fshat|, thotë Rigerta, teksa me guximin që e karakterizon nuk heq dorë nga ideja për rimëkëmbjen e vendit. Ajo nuk i lë fatet në dorë të politikanëve e pushtetarëve, por ka besimin se populli mund të bëjë shumë më shumë se sa ata. “Mendoj se mund ta bëjmë ne më shumë se ata. Unë punoj në të voglën time, ai tjetri në të tijën, të bëhen bashkë dhe ti kërkojnë llogari atyre që duhet ta bëjnë këtë vend vërtetë. Pushtetit. Ai është për ti kërkuar llogari. Unë atje nga fshati, që mund të rri me dhitë atje, nuk jam mendjemadhe, por as nuk i shoh ata më të lartë se ai bariu që kam atje me dhi. Ata duhet të punojnë për qytetin, ashtu edhe për fshatin. Janë punëtorët tanë. Pavarësisht që janë emocionet, që janë pushtetarë. Ju garantoj që nuk kam thënë asnjë gjë tjetër përveçse të vërtetës”, e rithekson Rigerta.