Dhoma e Përfaqësuesve e Kolumbisë miratoi dje në mbrëmje vonë një marrëveshje të rishikuar të paqes me grupin gueril FARC, duke i dhënë fund një konflikt që ka zgjatur më shumë se 50 vjet, njoftoi legjislatura e vendit në Twitter.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi marrëveshjen e rishikuar mbrëmë në një votim me 130 vota pro,  asnjë abstenim dhe kundër, që erdhi si pasojë e një votim unanim në Senat më herët gjatë ditës.

Advertisement

Marrëveshja përcakton një afat kohor gjatë të cilit 5 800 luftëtarë të FARC-t do të çmobilizohen ushtarakisht, në një proces të mbikëqyrur nga OKB-ja.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel dos Santos deklaroi se luftëtarët duhet të fillojnë të zhvendosen brenda pesë ditëve, nga dita e sotme, dhe çarmatimi do të fillojë për 30 ditë.