Miratohen fondet e reformës në drejtësi, 1.8 miliardë shtesë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se “sot është kaluar financimi i plotë i reformës në drejtësi nga ana e qeverisë“.
“1.8 miliardë shtesë do të jenë në funksion të të gjithë elementëve që duhen përmirësuar në drejtësinë shqiptare. Rritje pagash, rritje numri të punonjësve dhe mbi të gjitha kosto e ngritjes së institucioneve të reja”, shpjegoi Ahmetaj.
Reforma në drejtësi, përveç të tjerash, do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, sipas Ahmetajt. Ministri theksoi se renditja e Shqipërisë në raportin e konkurrueshmërisë globale u përmirësua me 13 vende krahasuar me vitin e kaluar, por ka ende për të bërë.
“Vende si Serbia dhe Bosnja janë lënë pas, por kemi ende shumë për të bërë. Klima e biznesit është përmirësuar dhe ekonomia e vendit po reflekton përmirësimin”, tha Ahmetaj.

Advertisement