SHARE

Në mënyrë të papritur, por ajo që një pjesë e madhe e tifozerisë ka kërkuar prej disa javësh tashmë, u bë realitet.

Faqja zyrtare e Milan-it, në një komunikatë ka informuar të gjithë se ka pushuar nga puna si trajner i ekipit të pare, Vincenzo Montella-n. Rezultatet aspak pozitive në ndeshjet e Serisë A, vendi i 7-të në renditjen aktuale me 20 pikë, plot 18 larg nga vendi i pare dhe 11 nga objektivi Champions League, kanë bërë që drejtuesit të marrin këtë vendim.

Deri para pak ditësh shoqëria kuqezi ishte shprehur se i jepte mbështetjen maksimale trajnerit pavarësisht rezultateve, por mesa duket barazimi i djeshëm ndaj Torino-s në “San Siro” e ka mbushur kupën.

Vendin e Montella-s do ta mbulojë ish-mesfushori i Milan-it, Gennaro Gattuso.

Advertisement

Leave a Reply