Michael Phelps është martuar!

Michael Phelps është martuar me të fejuarën e tij Nicole Johnson që në datën 13 Qershor.
Lajmi është bërë i ditur nga TMZ, i cili ka përdorur si burim agjentin dhe mikun e notarit, Peter Carlisle.
Në natën e dasmës, Nicole kishte postuar një mesazh të fshehtë ku shkruante: “Një natë e paharrueshme me familjen time”.
Më vonë ajo ka ndarë detaje me fansat e saj se si do të dëshironte që të ishte dasma e tyre, por pa treguar se tashmë dasmën e kishin realizuar.
Cifti ka sjellë në jetë djalin, Boomer Phelps, në muajin Maj.

Advertisement