Çifti i njohur i showbizit botëror, Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë dhe është një vajzë. Ajo mendohet të ketë lindur rreth dy javë më parë, ndërsa lajmi është bërë i ditur për mediat vetëm dje. Sipas E! News e porsalindura është quajtur Lea de Seine Shayk Cooper. Një burim ka thënë për revistën se të dy ata janë ekstremisht të lumtur për fëmijën e tyre të parë.

Advertisement