Shumë detaje në pamjen tonë të jashtme na tregojnë atë që ne përpiqemi ndoshta t’i fshehim.

Një studim i bërë kohët e fundit nga shkencëtarët nga Zelanda e Re, kanë dalë në përfundimin se edhe mënyra jonë e të qëndruar, drejt ose me kurriz të kthyer, flet shumë për ne.

Advertisement

Pjesë e studimit ishin 74 persona, të cilët testuan pozicionet e trupave të tyre, ndërsa mjekët i kanë pyetur për nivelin e vetëbesimit, i kanë matur rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit. Rezultatet treguan se pozita në të cilën e mbajmë trupin ka shumë ndikim në mënyrën se si ndihemi.

“Njerëzit të cilët mbanin trupin drejt, shumë më shpesh kanë raportuar se ndihen entuziast dhe të ngazëllyer. Ata që ishin të përkulur, gjatë testeve kanë thënë se ndjehen të frikësuar, kërcënuar, nervoz, të heshtur dhe të mërzitur”.
Një këshillë shumë e vlefshme në këtë rast: Nëse punoni në zyrë duhet të ngriheni çdo 45 minuta dhe të ecni pak.