Mbetjet, pendohet Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Parlament se nuk duhet të kishte miratuar ligjin për importin e mbetjeve në Shqipëri në vitin 2011. Berisha tha se ka reflektuar për shkak se Shqipëria, sipas tij, nuk është në gjendje të kontrollojë cilësinë e mbetjeve.
Berisha ka reflektuar mbi qëndrimin e tij mbi mbetjet: “Pse e lejova unë listën e mbetjeve? Analizuar në retrospektivë, nuk duhet ta kisha lejuar. Pse e them këtë? Mendoja se do të kontrollonim çdo gjë, por e rishqyrtoj qëndrimin tim tashmë. Kam reflektuar sepse janë helme”.
Më tej, Berisha deklaroi: “Kur shqiptarët përballen me probleme të rënda të jetesës, ai i jep drogë dhe plehra. Më 3 tetor 2013 deklaroi se kurrë nuk do i tradhtonte shqiptarët dhe se nuk do të bënte asgjë që do cënonte jetën e tyre. Më pas, ka thënë se “të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare kur vendi ka tonelata plehra rrugëve”. Si ka mundësi që ky njeri që e quante akt tradhtar ligjin për plehrat, e kapërdin sot? Mundësia është vetëm një: 4 milionë euro rryshfet dhe kjo është vetëm dora e parë. Ty të ka blerë mafia!”

Advertisement