Bashkëshortja e sulmuesit të Interit Mauro Icardi, Wanda Nara, ka festuar 31-vjetorin e lindjes.

Sulmuesi argjentinas i ka dedikuar një urim special me anSa fjale te  të një postimi një llogarinë e tij në Instagram.

Advertisement

“Gëzuar 31-vjetorin dashuria ime! Një tjetër vit krah teje. Të uroj të vazhdosh të kesh sukses në çdo gjë që bën dhe t’u realizofshin të gjitha ëndrrat dhe projektet, sepse e meriton. Si nënë, bashkëshorte dhe mike. Gëzuar ditëlindjen!”, ka shkruar Icardi në foton e postuar në Instagramin e tij.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë martuar në vitin 2014, vetëm pak muaj pasi modelja u divorcua nga sulmuesi tjetër argjentinas, Maxi Lopez.