Me kalimin e viteve shfaqen rrudhat, rrathët e zinj dhe qeset poshtë syve. Këto shenja lajmërojnë plakjen e padëshiruar. Lëkura e humbet elasticitetin dhe indi epithelial fillon të bjerë. Nëse doni të ruani pamjen rinore të lëkurës, Living ju fton të provoni masazhet me lugë, të cilët janë të rekomanduar nga dermatologët në të gjithë botën.

Masazhi me lugë ju ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta që gjenden në inde, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, në reduktimin e rrudhave, në rritjen e elasticitetit të lëkurës etj. Rezultatet e para do të jenë të dukshme në më pak se 10 ditë.
Ju nevojiten 2 lugë çaji, 1 enë e vogël qelqi e mbushur me vaj të ngrohtë (vaj ulliri, liri, kokosi ose bajamesh) dhe 1 enë me shumë kube akulli.

Advertisement

MASAZHI 1
• Pastroni fytyrën tërësisht.
• Futini lugët në enën me kubet e akullit.
• Pasi lugët të jenë ftohur, vërini fillimisht në kapakun sipër syrit. Mbajeni për disa sekonda dhe përsërisni të njëjtin veprim 5 herë. Kur lugët t’ju ngrohen, futini përsëri në akull që të ftohen. Aplikojeni këtë metodë në kapakët e poshtëm të syrit. Kjo teknikë do të eliminojë enjtjet e syrit dhe qeskat që mund të formohen poshtë tij.
MASAZHI 2
• Para fillimit të masazhimit të fytyrës, vërini lugët në vaj të ngrohtë. Me lugën e ngrohur shtypni butësisht të gjitha linjat e fytyrës suaj.
• Filloni me ballin nga maja e hundës e deri tek vija e rritjes së flokëve.
• Përdoreni lugën mbi qepalla me lëvizje të rrumbullakëta.
• Pastaj kalojeni faqe, nga fillimi i hundës deri tek veshët dhe në fund tek mjekra. Secila prej këtyre lëvizjeve duhet të kryhet 10 herë.. Pasi e keni përfunduar masazhin, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Koha maksimale e këtij masazhi duhet të arrijë 10 minuta. Filloni 1-2 minuta në ditën e parë dhe rritini minutat çdo ditë e më shumë. Ju mund ta aplikoni masazhin çdo orë të ditës.