SHARE

Aktualisht Mario është një nga grimierët me origjinë shqiptare më të famshëm në botë pasi kujdeset për bukurinë dhe pamjen e shumë personazheve të famshëm të showbizz-it ndërkombëtar si motrat Kardashian-Jenner, Megan Fox, Demi Lovato, Eva Longoria etj.

Artisti me origjinë shqiptar i makeup-it Mario Dedivanoviç sot konsiderohet si njeriu kryesor që kujdeset për Kim Kardashian dhe sapo ka nisur një reality show që ka si producente pikërisht yllin e “Keeping Up With The Kardashians”.

Keni ëndërr ta takoni Marion? Epo ja që edhe ëndrrat bëhen realitet…

Së shpejti Mario do të vijë në Shqipëri, për të marrë pjesë në eventin për të cilin po qarkullojnë shumë thashetheme në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për eventin e titulluar “Oda”, një mbrëmje gala gjigante që ka si synim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, shkruan Xing.al

Këtë fakt e ka vërtetuar edhe vetë Mario duke postuar një foto në profilin e tij në Instagram. “Sa bukur. Shumë i emocionuar për vizitën në Shqipëri javën tjetër”, shkruan grimieri i Kardashians në profilin e tij.

Advertisement

Leave a Reply