Franca refuzon të djathtën ekstreme dhe zgjedh liberalin Emanuel Macron si Presidentin e ri. Sipas exit-poll-eve të publikuara menjëherë pas mbylljeve të qendrave të votimit në 20:00 të së dielës, kandidati i qendrës ka siguruar 65,5 % të votave, ndërsa rivalja e tij është ndalur tek 34%. Mbështetësit e ish-bankierit 39-vjeçar, pro biznesit dhe europës kanë shpërthyer menjëherë në festime.

Në fjalimin e fitores Macron tha se tani do të hapej një faqe e re shprese dhe besimi. “Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Do të punoj me përkushtim dhe energji për të merituar besimin që më dhatë. Do të mbroj Francën dhe Europën. Do të bëj gjithçka për të fuqizuar Europën dhe popujt që e përbëjnë atë”, u shpreh Macron.

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen përgëzoi rivalin për fitoren për njëkohësisht i bëri thirrje të gjithë patriotëve t’i bashkoheshin në krijimin e një force të re politike. Zëdhënësi i saj tha se forca e saj nuk do të quhet Fronti Nacional.

“Populli francez zgjodhi presidentin e ri dhe votoi për vazhdimësinë. Raundi i parë konfirmoi dobësimin e madh të jetës politike në Francë, me eliminimin e partive të vjetra. Raundi i dytë ritheksoi ndasitë e mëdha mes patriotëve dhe globalistëve”, u shpreh Le Pen.

Presidenti në ikje, Hallonde, përgëzoi Macronin dhe tha se fitorja e tij kishte treguar se francezët ishin me Europën.

Në Raundin e dytë presidencial, që u zhvilluan me masa të rrepta sigurie, votuan 80 % e popullsisë me të drejtë vote.

Digitalb Qershor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here