Reperi i njohur Lyrical Son, është një ndër reperët më të pëlqyer të publikut shqiptar. Përveçse i suksesshëm në muzikë, ai është shumë i përkushtuar edhe në familje, si një baba dhe bashkëshort i shkëlqyer.

Sot (e shtunë), reperi i njohur dhe bashkëshortja e tij Gresa, festojnë tre vjetorin e martesës, ndërsa me këtë rast, Lyrical Son u kujdes që të publikojë një fotografi shumë të veçantë të çiftit, bashkëngjitur me një dedikim për gruan e tij

Advertisement


Çifti i dha fund beqarisë më datë 19 gusht 2014 në një dasmë madhështore në Prishtinë, dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur Eva.