Lil Wayne i sëmurë, pëson krizë

Lil Wayne ka pësuar një krizë gjatë një fluturimi, duke bërë që avioni i tij privat të bënte një ulje emergjente në Nebraska.
Reperi ishte duke fluturuar nga Milwaukee për në Californi në momentin që ka pësuar krizën.
Reperi vuan nga epilepsia që nga fëmijëria e tij dhe herë pas herë pëson kriza të tilla. Në 2012 avioni i tij privat ka bërë ulje të menjëhershme dy ditë rresht ndërsa në 2013 këto kriza thuajse i morën jetën atij.

Advertisement