SHARE

Pas 14 viteve karrierë kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana i ka dhënë lamtumirën kombëtares në një ceremoni të organizuar para ndeshjes Shqipëri – Itali.

Cana ishte në stadium me djalin e tij Bojkenin, ku u ka dhënë lamtumirën tifozëve, të cilët e kanë brohoritur emrin e tij gjatë gjithë kohës.

Një lamtumirë mes nderit dhe krenarisë që përfaqësoi popullin dhe kombin e tij. Loriku nënvijëzoi se në moshën 33-vjeçare dhe pas 14 viteve karrierë në nivelet më të larta, i nevojitet kohë të rikuperohet nga dëmtimet dhe për këtë arsye refuzoi të gjitha ofertat që mori gjatë verës.

“Shpresoj të kthehem në formë dhe gati për të tjera arritje dhe projekte. Shihemi së shpejti!”. Kështu mbyllej mesazhi i idhullit të tifozëve kuqezi. Një tjetër derë e hapur për të vazhduar ndoshta të jetë pjesë e futbollit të luajtur. Në fushë apo në rol drejtuesi; kjo mbetet për tu parë…

 

 

Advertisement

Leave a Reply