Lady Gaga, Jay Z, Maroon 5 nuk do të lejohen të shkelin në Kinë

Muzika e Lady Gaga-s nuk lejohet të dëgjohet në Kinë sepse cilësohet si artiste jo e moralshme për shoqërinë komuniste kineze. Megjithatë, kjo e fundit, Jay Z, Maroon 5 dhe Selena Gomez nuk do të lejohen të shkelin në këtë vend. Arsyeja është sepse këta artistë kanë bërë takime me Dalai Lama-n, i cili është cilësuar armik nga shteti kinez. Ndërkohë, për këtë fakt artistja Selena Gomez ka anuluar edhe koncertin e parashikuar në Kinë. Nëpër rrjete sociale është duke u folur gjerësisht për këtë vendim radikal të shtetit kinez, megjithatë ndryshimi i vendimit i mbetet vetëm atij. Artistët, nga ana tjetër, nuk kanë pasur ende një reagim për këtë fakt.

Advertisement