Lady Gaga do të jetë ylli i musical “A Star Is Born”

Konfirmohet se Lady Gaga do të ketë një rol në musical-in “A Star Is Born”, në krah të aktorit Bradley Cooper për të cilin ky është debutimi si regjisor.
Filmi pritet të nisë produksionin vitin e ardhshëm në Kaliforni ndërsa Gaga njëkohësisht do të kompozojë dhe këndojë këngët e filmit.
30-vjecarja ishte përmendur edhe më parë për rolin në këtë film, por kjo u konfirmua vetëm një ditë më parë.
Filmi tregon historinë e një këngëtare/aktore të re që gjen famën dhe romancën pasi pushton zemrën e yllit të kinemasë, që do të luhet nga Bradley.
Ndërkohë që karriera e tij është në rënie dhe ai ka probleme me alkoolin, ajo vijon të ngjitet në karrierën e saj.
Kjo do jetë hera e tretë që ky film ribëhet që prej historisë origjinale të xhiruar dhe publikuar 80 vite më parë.

Advertisement