Një aplikacion fertiliteti në smartphone është mjaft efektiv njësoj si kontraceptivët dhe prezervativët.

Ky është një mesazh që vjen nga ekspertët e një studimi klinik duke përdorur Natural Cycles, një aplikacion që ka 150 mijë përdorues në 161 vende.

Tuv Sud, një nga organet kryesore në botë e aprovon Natural Cycles si klsi IIb përsa i përket këshillave mjekësore. Kjo do të thotë se femrat mund ta përdorin atë si një hormon të aprovuar klinikisht dhe një alternativë pa kimikate për të kontrolluar fertilitetin.

Mjaft femra në botë përdorin kontraceptivët hormonalë, në formën e ilaçeve. Por një studim i fundit tregon se femrat që përdorin këtë lloj kontraceptivi kanë gjasa 23% më shumë që të jenë antidepresive.

“Femrat në të gjithë botën janë të interesuara të eksplorojnë forma kontraceptivësh johormonalë, dhe tashmë e kanë një të tillë të verifikuar klinikisht dhe një opsion i aprovuar për të zgjedhur. Studimet tona klininke me mjaft cilësi, bashkë me miratimet e nevojshme do të thotë se ne i sigurojmë femrave në çdo vend të botës një mundësi të re kontraceptivi”, ka thënë dr. Elina Berglund, bashkëthemeluese e Natural Cycles.

Sipas një studimi të publikuar në European Journal of Contraception and Reproductive Health Care, aplikacioni i Natural Cycles ka të njëjtat rezultate si pilulat në atë që njihet si Pearl Index, i cili mat efektivitetin e metodës së kontrollit të lindjes duke matuar se sa subjekte në 100 kanë pasur shtatzani aksidentale që në vitin e parë të përdorimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here