Kuvend, hiqet nga rendi i ditës dekreti i Presidentit për “sigurinë publike”

I parashikuar të votohej sot në seancë parlamentare, dekreti i Presidentit që kthente për rishqyrtim në Kuvend ligjin për sigurinë publike, do të shtyhet për në seancat e ardhshme. Kërkesa është bërë në nisje të seancës së sotme parlamentare nga kreu i grupit socialist Gramoz Ruci, i cili tha se ky është një ligj shumë i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve dhe ndaj i duhet dhënë më shumë kohë grupeve parlamentare, për shqyrtimin e dekretit dhe arsyeve që ka dhënë presidenti për kthimin e tij. Por kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka reaguar duke thënë se arsyeja e vetme se përse kërkohet që dekreti të hiqet nga rendi i dtës, është sepse mazhoranca nuk ka votat e nevojshme për ta rrëzuar atë. Kërkesa e z. Ruci është hedhur në votim dhe është miratuar me 64 vota pro dhe 35 kundër.

Advertisement