Kë do të ketë në krah Elvis Pupa në “6 ditë pa Elvisin”?

Tashmë është e ditur se ish-emisioni i Ermal Mamaqit në “Digitalb” do të zëvendësohet nga Elvis Pupa, i cili do të sjellë një dimension të ri të vetes në “6 ditë pa Elvisin”. Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Vetë Elvisi ka treguar nga Facebook-u se në këtë rrugëtim të ri nuk do të jetë vetëm. Përkrah tij do të jetë edhe aktori Ervin Bejleri. Të dy djemtë kanë pasur një bashkëpunim më se të suksesshëm në spektaklin “Portokalli”, ku luanin rolet e Ninit dhe Vinit. Pas një kohe të gjatë, djemtë kanë vendosur të bashkohen sërish. Pranë tyre shfaqet edhe aktorja Olta Daku. Elvis Pupa nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje ndaj vetëm ka pyetur ndjekësit: “Gjeni çfarë do të na bashkojë së shpejti?”, ndërkohë që menjëherë komentuesit janë shprehur mjaft entuziastë për këtë ribashkim të aktorëve dhe presin me padurim t’i shohin sërish krah njëri-tjetrit.

Advertisement