Sondazhet e para të zhvilluara menjëherë pas mbylljes së referendumit  në Itali në orën 23 00 tregojnë një fitore masive të «jo»-së.

46 millionë zgjedhës italianë janë shprehur nëpërmjet referendumit lidhur me një reformë kushtetuese që është shndërruar në një votim në favor ose kundër kreut të qeverisë së qendrës së majtë, në kuadrin e një vale populiste.

Advertisement

Sondazhet e fundit të autorizuara, përpara dy javëve, i jepnin 5 deri në 8 pikë më shumë ‘jo-së. Pjesëmarrja në votim arriti në57, 22% në orën 20 00, një shifër që tregon një mobilizim të madh të elektoratit.