KQZ zyrtarizon koalicionet në garë për Dibrën

Moskthimi i fondit financiar ka penalizuar koalicionin e djathtë për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, duke bërë që ai të reduktohet nga 17 në 12 parti. Komisioi Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos pranojë kërkesën e demokratëve për rishqyrtim të vendimit të një jave më parë, sipas të cilit 5 parti të koalicionit të djathtë nuk u regjistruan për zgjedhjet e pjesshme lokale. Sakaq të majtët kanë regjistruar në koalicionin e tyre Aleanca për Shqipërinë Europiane katër parti. Edhe pse u përfol për një përcarje të mundshme në koalicion, PS, LSI, PDIU dhe PKD mbeten në bazë të tij. Po në kuadër të zgjedhjeve për kryetar bashkie të Dibrës, pas lënies së mandatit të deputetit prej kandidatit të zyrtarizuar për këtë garë nga koalicioni i djathtë Sherefedin Shehu, KQZ ka plotësuar vakancën duke ia kaluar mandatin Dhurata Cupit. Kjo ka cuar edhe në rritjen e përfaqësimit të grave në parlament në 32 ose 22.8% të deputetëve. Po ashtu KQZ miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibër. Për 118 QV sasia e fletëve të votimit që do të prodhohet do të jetë 58.158 fletë.

Advertisement