KQZ u heq mandatin 19 këshilltarëve në rang vendi

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që tu heqë mandatin 19 këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin. Ky vendim është marrë pas zbardhjes së deklaratave për dekriminalizimin, ku rezulton se këta kryebashkiakë kanë qenë të dënuar më parë për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Një tjetër shkak për heqjen e mandatit është se disa prej tyre nuk kanë dorëzuar brenda afatit ligjor formularët përkatës. Ende nuk dihen emrat e këshilltarëve ndaj të cilëve është marrë kjo masë. Ndërkaq, mësohet se KQZ po verifikon mandatet e katër këshilltarëve të tjerë.

Advertisement