Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) nuk arriti sot të miratojë një udhëzim, që ndryshon rregullat për kandidimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, duke lënë në fuqi percaktimin ne kodin zgjedhor.
Udhëzimi i propozuar nga administrata zgjedhore, mes të tjerash, parashikonte që kandidatët për deputetë që kanë mandate në Kuvend, me anë të një vërtetimi nga parlamenti, i provojnë KQZ-së se kanë mandat parlamentar të paktën 6 muajt e fundit.
Ky akt u përfol si një pengesë për regjistrimin si subjekt zgjedhor të LIBRA-s, partia më e re në spektrin politik shqiptar. Edhe përfaqësues të saj e konsideruan aktin një pengesë për moskandidimin e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme.
Mbledhja e sotme, e shtyrë nga dita e djeshme, u shoqërua me debate dhe komente të gjata, por në fund kjo pikë e udhëzimit(8/1), që kërkonte shumicë të cilësuar(pese vota), u rrezua me vote unanime.

Para votimit, kryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se Kuvendi mund ta zgjidhë këtë çështje përmes një ndryshimi në legjislacion.
Nuk duhet të harrojmë, tha kreu i Komisionit, se nuk e bën Kuvendi regjistrimin e partive në zgjedhje, por kjo është kompetencë e KQZ-së.

Advertisement