Komentuesit e akuzojnë se nuk depilohet! Përgjigjet e Eminës janë epike (Foto)

Këtë herë në qendër të vëmendje na vjen modelja e njohur shqiptare pjesëmarrëse edhe në paparelat ndërkombëtare Emina Cunmulaj e cila ka patur një debat me komentuesit në rrjetet sociale.

Tema e debatit ka të bëjë me debilimin e këmbëve temë e nxitur pasi modelja ka postuar një foto ku ajo kishte ekspozuar këmbët teksa merrte rreze nga pishina.

Advertisement

Modelja ndodhej në një nga hotelet luksoze në ishujt Bahamas, por ndjekësit e saj kanë kapur shumë shpejt një detaj dhe kanë nisur të “thumbojnë” modelen.

“Pse nuk depilohesh?”, e kanë pyetur bukuroshen.

“Më paska shpëtuar njëra. Faleminderit që e vure re.” i përgjigjet Emina.

“Ato qime të verdha shkëlqyese.” shkruan një komentuese tjetër.

“Pooo pooo. Më shpëtoi një apo dy qime!! Isha shumë më entuziaste të dilja jashtë dhe të merrja rreze sesa ta harxhoja kohën time të ëmbël duke u depiluar”- ia kthen modelja e njohur me origjinë nga Kosova.