Aplikacioni juaj i preferuar, Instagram, do ju ngrohë zemrën këtë dimër.

Kjo sepse të gjithë “stories” tuaja mund t’i mbani përgjithmonë nën “Stories Archive” në mënyrë private apo t’i ndani me të tjerët tek “Story Highlights” për një kohë të gjatë. Kështu nuk ka më pse të nxitoni të ruani videot apo fotot tuaja pa kaluar 24 orë.

Advertisement

Gjithashtu kur “Story Archive” të jetë e disponueshme, do të njoftoheni me një lajmërim në Instagramin tuaj. Duhet të themi se ky është një lajm mjaft i dobishëm nga Instagram, pasi vlen së tepërmi për gjithë brendet, personazhet e famshëm, blogeret etj, të cilët duan të ndajnë informacionet dhe materialet e tyre për një kohë relativisht më të gjatë.