Kim Kardashian rikthehet “gabimisht” në rrjete sociale

Kim Kardashian i është rikthyer rrjeteve sociale të Hënën duke ndarë me fansat tre postime në Facebook, por më pas i ka fshirë sërish.
Ylli i reality postoi një foto të sajën duke parë telefonin, për të promovuar kasat e telefonave LuMee si dhe ka shpërndarë dy linqe që të conin në aplikacionin e saj.
Teksa fansat mirëpritën rikthimin e saj, një burim i afërt tregoi se ato ishin postuar gabimisht.
“Postimet dolën gabimisht. Ajo ende po mendohet se kur është momenti i duhur për t’ju rikthyer rrjeteve sociale.”
Para këtyre postimeve, Kim ishte shkëputur plotësisht nga jeta e saj në rrjete sociale që pas grabitjes që i ndodhi në Paris më 3 Tetor.
Me sa duket asaj i nevojitet ende kohë për të marrë veten pas asaj që i ndodhi.
Megjithatë Kim është rikthyer në Twitter ku ka fshirë disa persona nga lista e atyre që ndiqte duke i cuar nga 121 në 108.

Advertisement