Kohët e fundit Gjiko është kthyer në njërin nga reperat më të preferuar nga organizatorët e koncerteve.

Ndaj reperi ka një axhendë tepër të ngjeshur, brenda dhe jashtë Kosovës. Madje në koncertin e fundit, fama e Gjikos na dha përshtypjen sikur kishte marrë përmasat e famës së Noizyt duke qenë se i ka ndodhur e njëjta gjë si reperit nga Shqipëria. Numri i fansave për të qenë të pranishëm në koncertin e tij ka qenë aq i madh sa thuajse gjysma e tyre kanë mbetur jashtë. Këtë e ka treguar vetë reperi me foto në Instastorie.

Advertisement