Lajme të mira na vijnë nga Kosova fqinje për të gjithë dashamirësit e këngëtarit të njohur, Besnik Qaka, njëkohësisht edhe lider i grupit NRG Band.

Advertisement

Në shtator të këtij viti Besniku shkëmbeu unazën me partneren e tij, Lolita, e duket se pas kësaj çifti po bëhet gati të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Në një intervistë për emisionin Mirage, këngëtari ka folur për herë të parë për këtë çështje dhe ka treguar gjininë e fëmijës.

“Lolita ëshë 5 muajshe shtatëzënë, po preim një çikë bukuroshe. Është ndjenjë e papërshkrueshme, nuk e kisha përjetuar kurrë këtë ndjenjë. Mezi po presim!”– ka thënë Besniku.

Përsa i përket emrit Qaka është shprehur se akoma nuk kanë vendosur diçka, por sapo të kenë, me siguri që do të na e tregojnë.