SHARE

Kendall Jenner do të largohet nga spektakli televiziv “Keeping up with the Kardashians”, që prej vitesh transmetohet në E! Entertainment. Modelja duket se ka qëllim ti thotë lamtumirë telekamerave që e kanë ndjekur çdo ditë që kur ka qënë ende fëmije, kur sytë ishin të gjithë te Kim dhe motrat e tjera të mëdhaja, Khloe dhe Kourtney. Prej disa kohësh reflektorët ishin përqëndruar edhe tek ajo dhe motra e saj Kylie. Tashmë që karriera e saj është në maja, Kendall duket gati për të bërë një hap më shumë, të jetojë e vetme në një tjetër qytet dhe ti thotë lamtumirë ekranit të vogël. Ose të paktën këto janë zërat që qarkullojnë në SHBA.

Arsyeja që ajo do të braktisë reality show është se do t’i përkushtohet tërësisht modës dhe po mendon të zhvendoset në New York. Në fund të fundit atje janë vendosur dhe mikeshat e saj më të mira, si Gigi Hadid.

Advertisement

Leave a Reply