SHARE

Më datë 12 nëntor pritet të mbahet evenimenti më i madh i ndarjes së çmimeve në Evropë, por me një audiencë nga e gjithë bota, “MTV Europe Music Awards”, ku shqiptarët janë pretendent.

Mbrëmja do të zhvillohet në Wembley Arena të Londrës, me mikpritëse artisten e njohur shqiptare, Rita Ora. Kjo do të jetë hera e gjashtë që Mbretëria e Bashkuar ka organizuar shfaqjen e çmimeve “MTV EMA”, dhe për herë të dytë Londra do të jetë qyteti mikpritës.

Siç nuk ka ndodhur më parë, janë gjithsej katër shqiptarë që do të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të madhe të ndarjes së çmimeve.

  1. Rita Ora ku përveçse do të jetë moderatorja e mbrëmjes, ajo është nominuar për “Best Look”Image result for rita ora
  2. Dua lipa është nominuar gjithsej në tri kategori të “MTV Europe Music Awards” me këngën “New Rules”- “Best UK & Ireland act”, “Best New” dhe “Best Look”Image result for dua lipa
  3. XEN (Shkelzen Kastrati) Është rep-ist me prejardhje nga Kosova, i cili ka arritur të nominohet në kategorinë “Best Swiss Act”. Ai do të jetë në sallë mbrëmjen e nesërme dhe nëse do të jetë fitues, do të ngjitet në skenë.

  4. Ermal Meta, djaloshi me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë, i cili theu zemrat e të gjithëve me këngën e tij “Vietato Morire”, është kandidat potencial për të rrëmbyer trofeun si “Best Italian Act”.Image result for ermal meta

 

 

 

 

Kujtojmë se çmimet “MTV Europe Music Awards” është një ndër ngjarjet më të mëdha të muzikës në Evropë, ku shumë artist luftojnë të bëhen pjesë.

 

Këtë vit, Taylor Swift është artistja më e nominuar me gjashtë nominime gjithsej, dhe pasohet nga Shawn Mendes, i cili numëron pesë nominime.

Advertisement

Leave a Reply