Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, shpesh herë ka tërhequr vëmendjen e mediave për jetën e saj personale.

Kohë më parë u përfol për një lidhje mes saj dhe Hamilton dhe së fundmi u kritikua për një fotografi me boksierin e njohur Conor McGregor, ku sipas komentuesve thuhej se dyshja janë fotografuar shumë të afërt, pasi ai është i martuar dhe ka fëmijë.
Por, më pas Rita “u mbylli gojën” të gjithëve pasi publikoi foton me të dashurin e saj, muzikantin, Andrew Watt.

Advertisement

E si të mos mjaftonin gjithë këto lajme, Rita di si të qëndrojë gjatë në qendër të vëmendjes së mediave. Këngëtarja shqiptare ka realizuar një klip shumë sensual për numrin e ri të revistës “LOVE” nën ritmin e këngës së saj më të fundit, “Anywhere”.
E veshur me të brendshme seksi me rripa që duken si të grisura, për të dhënë imazhin “e maces”, Rita Ora ka tërbuar rrjetin me pamjen dhe kërcimin e saj sensual.