SHARE

Të gjithë kemi historitë tona personale se si kemi keqkuptuar dikë duke menduar fillimisht që është antipatik/e por që më vonë ka filluar të na pëlqejnë.

Përgjithësisht, kemi vetëm pak sekonda kohë për ta bërë dikë të kalojë më shumë kohë me ne. Çdo gjë ka rëndësi, nga mbiemri e deri te era e trupit.

Në vijim do të gjeni disa zbulime shkencore në lidhje me tiparet dhe sjelljet që ju bëjnë pak të pëlqyeshëm, si online dhe përballë.

  1. Të postuarit të shumë fotove në Facebook

Nëse jeni të tillë njerëz që postoni shumë snaps të muajit të mjaltit, të diplomimit apo të kafshëve tuaja të gjitha me shumë mundësi brenda një dite, do t’ju duhet të ndaloni.

Një studim i vitit 2013 zbuloi që të postuarit të shumë fotove në Facebook mund të lëndojë lidhjet në jetën e vërtetë.

“Kjo ndodh sepse njerëzit, nuk krijojnë përshtypje të mira për ata që postojnë shumë foto të vetes,” thotë autori drejtues i studimit David Houghton nga Shkolla së Biznesit të Birmingham.

Veçanërisht, miqtë nuk honepsin të shohin shumë foto të familjarëve dhe të afërmve nuk u pëlqen kur postoni shumë foto të miqve.

Ben Marder, i “Universtitetit të Edinburgh, gjithashtu punoi mbi studimin dhe paralajmëroi: “Kini kujdes kur postoni materiale dhe përpiquni të kuptoni se si do të perceptohen nga të tjerët që do t’i shohin. Pavarësisht se të postuarit është një mënyrë e mirë për të ndërtuar lidhje më të mira, mund edhe ti dëmtojë ato.”

  1. Të paturit shumë ose pak miq në Facebook

Në një studim të vitit 2008, kërkuesit e Universitetit të Shtetit të Michigan pyetën studentët e kolegjit të kërkonin profile të rreme në Facebook dhe të vendosnin nëse u pëlqente të dinin mbi zotëruesit e profileve.

Rezultatet treguan që “mesatarja e preferueshme” e numrit të miqve është 300. Sigurisht që pëlqyeshmëria bie nën 100 miq dhe mbi 300.

Në lidhje me arsyet pse të paturit mbi 300 miq mund të ulë pëlqyeshmërinë, studiuesit shkruajnë: “Individët me shumë miq mund të duken shumë të fokusuar te të bërit të miqve nga dëshpërimi dhe jo nga popullariteti.”

  1. Të zbuluarit të gjërave shumë personale në fillimet e një lidhje

Në përgjithësi, njerëzit e pëlqejnë njëri tjetrin më shumë pasi kanë shkëmbyer informacione konfidenciale. Të zbuluarit të të dhënave personale është një mënyrë e mirë për të bërë miq të mirë në moshë të pjekur.

Por psikologët thonë që të zbuluarit të gjërave personale në hapat e para të njohjes mund t’ju bëjë të dukeni të pasigurt dhe të dëmtoni pëlqyeshmërinë.

Çelësi është të ndash me njerëzit sasinë e duhur të informacionit personal. Sipas një studimi të vitit 2013 të udhëhequr nga Susan Sprecher për Universitetin e Shtetit të Illinois sugjeron që të ndarit të detajeve personale në lidhje me pasionet dhe kujtimet e preferuara në lidhje me fëmijërinë mund t’ju bëjë të tingëlloni më të ngrohtë dhe të pëlqyeshëm.

  1. Të bërit të pyetjeve në mënyrë të vazhdueshme pa thënë asgjë për veten

I njejti studim i vitit 2013 zbuloi një detaj interesant në lidhje me faktin që të zbuluarit të vetes sjell marrëdhënie më të ngjitura: Duhet të jetë reciproke. Njerëzit përgjithësisht ju pëlqejnë më pak nëse nuk i përgjigjeni ndarjes së informacionit.

Në një studim, pjesëmarrësit angazhoheshin në zbulimin e informacioneve të tyre për 12 minuta dhe më pas dëgjonin partnerin/partneren. Përfundimet treguan që pëlqimi është shumë më i madh në këtë mënyrë.

  1. Të postuarit të një fotoje nga afër

Nëse fotoja e profilit është një portret nga afër do të bënit mirë ta ndryshonit.

Kërkimet nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni sugjerojnë që fytyrat e fotografuara nga 45 centimetra largësi konsiderohen si më të pabesueshme, tërheqëse apo kompetente se fytyrat e fotografuara nga një largësi prej 135 centimetrash.

  1. Të fshehurit të emocioneve

Kërkimet sugjerojnë që të lejuarit të ndjenjave të vërteta është një strategji më e mirë për t’i bërë njerëzit t’ju pëlqejnë.

Rezultatet e shumë studimeve tregojnë që ata që i ndrydhin ndjenjat janë më pak të pëlqyeshëm.

  1. Të shtirurit si shumë të sjellshëm

Po ta mendoni mirë do e kuptonit që të tepruarit me sjelljen e mirë dhe altruizmin do t’ju bënte të pëlqyeshëm. Por disa studime provojnë të kundërtën.

Në një studim të vitit 2010, kërkuesit e Universitetit Shtetëror të Washington dhe Institutit të Kërkimeve Desert vunë studentët e kolegjeve të luanin një lojë në kompjuter me katër lojtarë, të cilët ishin në fakt thjesht manipulime të kërkuesve.

“Çdo pjesëmarrës u vendos në grupe prej pesë personash por nuk mund t’i shihte pjesëtarët e tjerë. Secilit iu dha dhunti që nga ana e tyre mund të zgjidhnin për ta mbajtur ose kthyer, në tërësi ose pjesërisht. Kishte disa të dhëna për të maksimizuar rezultatet por jo shumë të qarta.”

Disa nga pjesëmarrësit e rremë hiqnin dorë nga shumë pikë, duke treguar sjellje altruiste. Siç edhe rezultoi shumë pjesëmarrës pohuan se nuk do të donin të punonin më me ekipin joegoist.

  1. Serioziteti i tepërt.

Kur gjendeni në një event ku mund të takoni shumë njerëz të rinj mund të jetë e vështirë të mbani të stamposur një buzëqeshje në fytyrë. Gjithsesi përpiquni!

Në një studim të Universitetit të Wyoming, pothuajse 100 femra studente shikonin fotot e femrave të tjera në katër pozicione të ndryshme: duke buzëqeshur në një pozicion të hapur të trupit, duke buzëqeshur në një pozicion të mbyllur të trupit, serioze në pozicion të hapur të trupit dhe serioze në pozicion të mbyllur të trupit. Rezultatet treguan që gratë në foto pëlqeheshin më shumë kur buzëqeshnin, pavarësisht pozicionit të trupit.

Një studim tjetër zbuloi që të buzëqeshurit kur takon një njeri të ri ndihmon në të kujtuarit më vonë.

  1. Të shtirurit sikur nuk ju pëlqen dikush.

Psikologjia ka studiuar prej disa kohësh “reciprocitetin e pëlqyeshmërisë”: Kur dimë që dikush tenton të na pëlqejë fillojmë ta pëlqejmë edhe vetë.

Në një studim të vitit 1959 të publikuar nga revista Human Relations, për shembull, pjesëmarrësve ju shpjegua që pjesëmarrës të caktuar në diskutim i pëlqejnë. Pas diskutimit, pjesëmarrësit përcaktuan që njerëzit të cilët ata pëlqenin vetë ishin ata që mund të shprehin pëlqim ndaj tyre.

Së fundmi kërkuesit e Universitetit të Waterloo dhe të Universitetit Manitoba zbuluan që kur presim që njerëzit të na pranojnë, ne sillemi më mirë me ta. Kështu shtohen edhe mundësitë që të na pëlqejnë mbrapsht. Edhe nëse nuk jeni shumë të interesuar për një person të caktuar, shtiruni dhe me shumë mundësi do t’ju pëlqejnë. Nga ana tjetër mos shprehni shumë dobësi për një person që po e takoni së fundmi sepse mund të humbë interesin.

Advertisement

Leave a Reply